Yasemin Yazıcı ka komentuar për herë të parë publikisht marrëdhënien e saj me aktorin e njohur turk, Onur Tuna, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar prej kohësh.
E takuar nga gazetarët në Stamboll, ku ndodhej së bashku me babanë e saj, aktorja u pyet nëse ajo dhe partneri i saj po mendojnë të hedhin hapin e radhës në lidhje.
Pa dhënë shumë detaje, Yasemin u përgjigj me një fjalë të vetme: “Kısmet”, një shprehje turke që nënkupton se gjithçka do të ndodhë në kohën e duhur dhe sipas fatit.
Aktorja theksoi gjithashtu se ajo dhe Onur Tuna kanë zgjedhur me vetëdije ta mbajnë historinë e tyre të dashurisë larg vëmendjes publike. Sipas saj, të dy preferojnë të mos ekspozojnë jetën personale në rrjetet sociale dhe të ruajnë privatësinë e marrëdhënies së tyre.
Ndërkohë, Yasemin zbuloi se është duke shqyrtuar disa oferta për projekte të reja televizive. Edhe pse nuk dha detaje konkrete, ajo la të kuptohet se shumë shpejt publiku do ta shohë sërish në ekran me një rol të ri./mxh
