Vjeshta 2025 sjell një rikthim të fuqishëm të stileve të guximshme, elegante dhe praktike në “botën” e çizmeve. Nga modelet që “përqafojnë” këmbën, tek ato që frymëzohen nga “western” dhe siluetat kalorsiake, çizmet këtë sezon janë më shumë se një aksesor. Janë zyrtarisht “vulë” për një stili të mirë.
1. Çizmet “sock” – Eleganca që përqafohet me minimalizmin
Të ngushta, elastike dhe shpesh me thembër të hollë, çizmet që ndjekin formën natyrale të këmbës janë ideale për kombinime me funde midi apo fustane të drejta. Lëkura e butë dhe materiali streç dominojnë këtë trend.
2. “Slouch boots” – Stili bohemik rikthehet
Çizmet me efekt “të rrëzuar” poshtë gjurit sjellin një pamje të çlirët dhe retro. Të kombinuara me xhinse të ngushta apo fustane me prerje të lirshme, ato ofrojnë një balancë mes rehatisë dhe klasit.

3. Western & Riding boots – Nga filmi në rrugëElementët cowboy si majat e theksuara dhe detajet metalike, si edhe çizmet kalorsiake me linja të pastra dhe pa shumë zbukurime, do jenë ndër më të preferuarat e sezonit. Ideale për stil urban me një prekje “country”.

4. Ngjyrat e sezonit: burgundy, taupe dhe tone natyrale
Lëkura në ngjyrë vere të errët, kafe të ngrohtë, gri të lehta dhe suede në tone të tokës do të jenë zgjedhja më “chic” për ditët me shi. Printet e kafshëve dhe efektet “croc” do të jenë gjithashtu të pranishme për ata që guxojnë.

5. Prakticiteti i platformave dhe sole-ve të trasha
Tendenca “chunky” nuk largohet! Çizmet me thembër të gjerë dhe sole të trasha ofrojnë rehati dhe stil të njëjtën kohë. Një zgjedhje perfekte për motin e paqëndrueshëm të vjeshtës./ K.M

