Last Updated on 15/10/2025 by EL
Dy ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë hapi zyrtarisht garën për postin e Avokatit të Popullit.
Kandidatët dhe emrat e mundshëm për këtë post janë diskutuar vazhdimisht kohët e fundit, teksa kjo detyrë po mbahet deri më tani nga Erinda Ballanca.
Siç raportohet nga “Weblajm”, një emër në garën e hapur më 13 tetor është edhe Etilda Gjonaj.
Gjonaj ka qenë më parë ish-ministre e Drejtësisë.
Deri më tani nuk ka një dalje zyrtare me një emër nga mazhoranca.
Sa u përket emrave të tjerë, nga radhët e opozitës, Partia Demokratike dhe kryedemokrati Sali Berisha kanë deklaruar mbështetje për kandidaturën e Besim Ndregjonit.
Gjithashtu, një emër i mundshëm është edhe i ish-deputetit Dashnor Sula, që u largua nga PD pas u la jashtë listës së mbyllur në zgjedhjet e 11 majit./E.T
