Kryetari i PD-së, Sali Berisha tregoi arsyet e dakordësisë së PD-së për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Berisha tha se dakordësia e tyre erdhi pas rekomandimeve të OSBE/ODIHR në raportin e fundit. Sipas tij këto rekomandime duhet të kthehen në ligj që qytetarët të votojnë të lirë.
“Janë një seri e pafundme e rekomandimeve të OSBE/ ODHIR. Në raportin e fundit damkosën zgjedhjet e 11 majit si farsë elektorale. Ne ndjehemi të detyruar që rekomandimet e drejta t’i kthejmë në ligj, ndonëse me Edi Ramën, qytetarët nuk do votojnë kurrë të lirë. Reforma territoriale ishte një antireformë. Sigurisht që ne do të bëjmë gjithcka që këto padrejtësi të largohen, të anulohen dhe kjo me ndihmën e kongresit të autoriteteve rajonale të KE. Prandaj i votuam këto dy komisione. Përpjekja e opozitës do ju rikthejë shqiptarëve votën”, tha Berisha. / K.M
