Belen Rodriguez duket se ka lënë pas periudhën e vështirë në jetën e saj personale dhe ka nisur një kapitull të ri në dashuri. Showgirl-i argjentinas ka zyrtarizuar lidhjen me trajnerin personal nga Milano, Gaetano Fidanzati, gjatë pushimeve romantike në ishullin grek të Korfuzit.
Pas disa ditësh në mal së bashku me familjen dhe fëmijët e saj, Santiago dhe Luna Marì, Belen ka udhëtuar drejt brigjeve të Mesdheut në shoqërinë e partnerit të ri. Fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale, ku dyshja shfaqet duke pushuar, duke u stërvitur dhe duke kaluar momente të afërta së bashku, kanë konfirmuar se romanca e tyre tashmë nuk është më sekret.
Megjithatë, krahas urimeve nga fansat, nuk kanë munguar as komentet kritike. Një ndjekëse e akuzoi Belen se po përpiqej të mbushte boshllëqet në jetën e saj duke nisur një tjetër lidhje.
Përgjigjja e moderatores ishte e menjëhershme dhe e prerë.
“Dy vite e gjysmë vetëm mendoj se janë të mjaftueshme për të mësuar të ndihesh mirë me veten. Më pas, jeta bën magjinë e saj”, shkroi ajo, duke zbuluar se kishte qëndruar beqare për një periudhë të gjatë përpara njohjes me Gaetanon.
Belen ka folur për herë të parë edhe për marrëdhënien e saj të re. Kur një ndjekëse i shkroi se dukej se kishte shumë nevojë për dashuri, ajo u përgjigj: “Kush thotë se nuk ka nevojë për dashuri, gënjen. Unë jam shumë e ëmbël, por nëse zemërohem…”.
Një tjetër fanse i kërkoi partnerit të saj të mos e lëndonte, ndërsa Belen reagoi duke thënë: “Sapo ia thashë edhe unë”.
Gaetano Fidanzati është një trajner personal me origjinë nga Sicilia, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Milano. Sipas mediave italiane, personi që ka luajtur rolin e “Cupidit” mes tyre ka qenë Ignazio Moser, bashkëshorti i Cecilia Rodriguez, i cili stërvitej në palestrën e Gaetanos.
Trajneri personal është gjithashtu mik i afërt me reperin Tony Effe. Belen dhe Gaetano e mbajtën marrëdhënien larg vëmendjes së mediave për disa muaj, derisa showgirl-i vendosi ta bënte publike përmes një videoje të ëmbël të postuar me rastin e ditëlindjes së tij.
Tashmë çifti po shijon verën greke pa u fshehur, mes plazhit, stërvitjeve dhe momenteve romantike, ndërsa Belen duket më e lumtur dhe e qetë se kurrë./mxh
