Last Updated on 19/10/2025 by EL
Një seancë gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, është shoqëruar me debate të forta mes prokurorit dhe avokatit, ku ky i fundit ka përfunduar në prangat e policisë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një seance të zhvilluar të premten, ku avokati i palës mbrojtëse, Ulian Bajrami, kundërshtoi provat e prokurorit Gjergji Ceka. Seanca u shoqërua me debate mes avokatit dhe prokurorit, duke bërë që të ndërhynte gjyqtarja për të shmangur përshkallëzim të tensionit.
Pas seancës, prokurori ka paraqitur kallëzim ndaj avokatit, i cili është ndaluar të shtunën nga policia për veprat penale “kanosje për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, dhe “Kanosja e gjyqtarit”. Në lidhje me ngjarjen reaguan menjëherë Dhoma e Avokatisë së Elbasanit dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, duke e cilësuar atë si të paprecedentë.
