Ndryshe nga vitet e mëparshme kur dekorimet ishin të mbushura me shumë ngjyra dhe detaje, këtë vit trendi kryesor është minimalizmi modern. Ngjyrat më të përdorura janë e bardha, ari i zbehtë, bezha dhe e gjelbërta natyrale.
Dekorimet prej druri, dritat e ngrohta dhe pemët e thjeshta po preferohen gjithnjë e më shumë, pasi krijojnë një atmosferë të qetë dhe elegante në shtëpi. Shumë njerëz po i largohen dekorimeve të rënda, duke zgjedhur një estetikë më të pastër dhe më harmonike.
Ekspertët e interior design thonë se ky trend lidhet me dëshirën për thjeshtësi vizuale dhe qetësi emocionale – dy elemente që janë bërë thelbësore në jetën moderne./KM
