Last Updated on 27/11/2026 by Monika
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit të djeshëm në Kuvend ka kryer një denoncim të rëndë kundrejt deputetit socialist Eduard Shalsi.
Denoncimi i Berishës lidhej me pasuritë e deputetit socialist, që arrinin deri në 5 apartamente të madhësive të ndryshme. Kryedemokrati ka ironizuar fort duke u shprehur se vetë Shalsit do t’i duhej të punonte 90 vjet me rrogën e tanishme si deputet, dhe kjo vetëm e vetëm për të blerë 2 nga apartamentet që ai gëzon, nga 5 në total.
Ky denoncim tregon një rast flagrant korrupsioni ose pasurimi ose minimalisht të fshehjes së pasurisë që është bërë nga një zyrtar i lartë siç është Eduard Shalsi. Skandali i pasurimit, sipas Berishës, i referohet kohës që Shalsi ishte një drejtues i lartë në Bashkinë e Tiranës.
SPAK duhet ta hetojë rastin dhe të fillojë hetimet gjerësisht sa më shpejt, targeton Berisha.
Pas denoncimit dhe thirrjes së Berishës karshi SPAK-ut, një tjetër deputet i PS-së rrezikon luftën ndaj këtij organi, pasi ka kryer fshehje të numrit të apartamenteve, të fituara deri në vitin 2022, sipas Berishës.
“Shahisti i dështuar Shalsi i bëri Blendi Xhabaftit hyrjen, dëshmon se hajduti mbron hajdutin. Tani dua t’ju them, dua t’ju rrëfej qytetarëve se ai zotëri që foli këtu, ka pasur momente shumë të vështira vjet, momente që po shkonte drejt vetëvrasjes. Pse?
Sepse i rrëmbeu 8 apartamente kur ishte drejtues në Bashkinë e Tiranës. Ekzakt.
Ia dinte dhe tha: ‘Ti vajzën ma ndave, po apartamentet nuk do t’i gëzosh kurrë.’
Ja mori ajo si përfundim dhe u bë ai me vra veten. Prisni!
Kjo nuk është gjë fare. Avash. Mbeti në shtëpi me qira. Po çfarë ndodhi me të?
Ja ku i keni. O qytetarë, këta nuk janë normal, janë njerëz pa. Shiko këtë që del e mbron këtë.
Brenda 3 ose 4 viteve, mori apartament 176 metra/katrorë, apartament 123 m/katrorë, apartament 51 m/katrorë, apartament 190 m/katrorë, apartament 71 m/katrorë. 5 apartamente në total dhe këto janë deri në vitin 2022.
Një minutë, një minutë. Pak hajdutë kemi këtu, ne. Bashkëshortja e tij ishte me fitim 3 mijë euro deri në vitin 2021. Aaaa.
Pas 3 vitesh ajo bëhet me 45 mijë euro. O Shals. Kjo është vjedhje me 2 duar. Pra, ndaj dhe apartamentet e tij kanë vlerën 1 milionë euro, do të punonte 90 vjet për të blerë 2 nga ato me rrogë.”, u shpreh Berisha./Mxh
