Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale ka deklaruar se, kryeministri Edi Rama i ka dhënë kompanisë së Ron Yeffet, Ardi Veliut dhe Pucës 40 milionë euro.
Sipas Berishës kompanitë e tyre kanë blerë makinë të cilat janë riblerë po nga qeveria shqiptare.
“Roni Yeffet në bashkëpunime me Agasin, Ballukun dhe Vlora Hysenin ka kontrolluar gjithçka në këtë vend.
Aktiviteti më kriminal i këtij përveç kontrabandës qëndron në faktin tjetër se Edi Rama i ka dhënë kësaj kompanie 40 milionë euro kompanisë së Roni Yeffet, Ardi Veliu dhe zonjës Puca.
Ata kanë blerë makina të cilat i ka blerë po qeveria shqiptare. Nuk ka skemë më korruptive se kjo”, tha Berisha./k.m
