Last Updated on 18/11/2025 by EL
Deputeti i PD Saimir Korreshi, tha se greva e urisë nuk është zgjidhje, pasi është kjo është provuar më parë nga të dyja partitë e mëdha.
”Ka ardhur koha që disa njerëz që vijnë në protesta janë të mendimit të linjës së ashpër po ka edhe nga at që thonë duhet një zgjedhje tjetër në diskurin ne duhet që të ecim me hapim e kohës, duhet që të hapemi për të thirrur pjesën gri.
Ka pasur opsione që të hyjmë në grevë urie, nuk besoj se kjo qeveri ikën duke bërë këtë. E kemi parë dhe PS dhe PD kanë bërë greva dhe s’kanë ditur si të dalin unë jam për ngujim”, tha ai në një lidhje skype për emisionin ‘Frontline Interview’.
Për Korreshin, Partia Demokratike duhet që të riformatohet.
”PD edhe nga lodhja që mund të kenë njerëzit, e gjithë partia duhet që të kalojë në zgjedhje. PD duhet që të kalojë në zgjedhje ka shumë degë ku shumë kryetar janë të komanduar pasi pati disa dorëheqje”, tha ai./E.T
