Last Updated on 17/06/2026 by Kesjana
Këtë të mërkurë, në Komisionin e Ligjeve, u ndanë edhe qëndrime të përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, pas deputetja Marjana Koçeku që u largua nga PS pak ditë më parë, u shpreh sot se ka marrë kërcënime nga grupi i Bajrave.
Në fjalën e tij, deputeti socialist Igli Hasani tha se Kushdo që ndihet e kërcënuar, kushdo që ka indicie duhet t’i drejtohet organeve policore dhe jo deklaratave në rrjetet sociale.
“Kushdo që ndihet e kërcënuar, kushdo që ka indicie duhet t’i drejtohet organeve, Policisë së Shtetit, nëse ka edhe një indicie. Se kush zgjedh instagramin për të bërë deklarata, kjo nuk është puna ime fare. Duhet ti drejtohen policisë së Shtetit”, tha Hasani.
Nga ana tjetër, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi theksoi se kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm më kërcënimet ndaj një deputeteje, por përbën problem edhe për rendin publik.
“Nëse krimi i organizuar është në gjendje të ushtrojë kërcënime ndaj një deputeteje, një gruaje, atëherë çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë. Çfarë garancie kanë qytetarët e zakonshëm, dhe ky nuk është problem vetëm i rendit publik, por është një çështje që prek drejtpërsëdrejti integrimin e BE”, tha Vokshi/kb
