Last Updated on 02/12/2025 by EL
Ndeshja Ajaks–Groningen u ndërpre dy herë për shkak të flakadaneve që tifozët e Ajaksit hodhën në fushë, duke detyruar arbitrin ta shtynte për të martën, më 2 dhjetor, dhe këtë herë pa praninë e tifozëve. Kjo vonesë, ndonëse ishte një çështje disiplinore, pati një pasojë tragjike për një njeri.
84-vjeçari Piter, tifoz i përjetshëm i Ajaksit dhe i sëmurë rëndë, kishte vetëm një dëshirë të fundit: të ndiqte edhe një herë nga afër ndeshjen e ekipit të zemrës. Ai ishte në stadium të dielën, por ndërprerja e ndeshjes e bëri që të mos e shihte dot deri në fund.
Të martën ai duhej të transportohej sërish në “Johan Cruijff Arena”, por gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar aq shumë saqë nuk mund të lëvizte më. Kështu, për shkak të sjelljes së tifozëve dhe vonesës së ndeshjes, dëshira e tij e fundit nuk u realizua kurrë./mp.
