Last Updated on 15/06/2026 by Anisa
Vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj kanë dhunuar fizikisht Petrit Çakri, pasi ky i fundit vendosi të ‘hapë’ gojën dhe të dëshmojë për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje për të cilën akuzohen të katërt.
Sipas vëllezërve, Çakri ka gënjyer mbi dëshminë që po jepte për rastin, e kjo ka shkaktuar reagimin e tyre, duke e dhunuar fizikisht e duke e shtrirë përtokë.
Ndërkohë, ata kanë dhunuar edhe efektivët e policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të ndaluar konfliktin.
Si ndodhi ngjarja
Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik 2025 ndërsa 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit. Policia ka konfirmuar nga pamjet filmike dhe nga provat se katër personat Fatjon Bushgjoka, Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë të gjithë në rrëmbimin e 23-vjecari.
Pak ditë pas ngjarjes Petrit Çakrri u arrestua në hyrje të Tropojës. Sakaq pista kryesore e hetimit vijon të jetë konflikti i drogës në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit Bushgjoka dhe Petrit Çakrri të kenë marre porosi nga persona të tretë pikërisht për trafikimim e lëndëve narkotike./a.d
