Last Updated on 14/10/2026 by EL
Këshilli Shqiptar i Medias ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve gjatë mbulimit të protestës së ditës së djeshme.
Sipas KSHM-së, këto akte janë në kundërshtim me standardet europiane për lirinë e shtypit dhe mbrojtjen e gazetarëve.
Këshilli ngre shqetësimin se dhuna ndaj gazetarëve vë në pikëpyetje angazhimin për garantimin e lirisë së medias dhe thekson se standardet e mbrojtjes së gazetarëve duhet të zbatohen në praktikë dhe jo të mbeten vetëm në letër.
Reagimi:
KSHM denoncon me forcë dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve gjatë mbulimit të protestave të datës 13 tetor.
Dhuna e raportuar nga AGSH ndaj gazetarëve Izmir Akulli (Dosja.al), Anesti Bajramemaj dhe Heri Simota (A2 CNN), Vjolanda Peca (Citizens.al), dhe Fatime Halmusaj; si dhe kërcënimet ndaj gazetarit Xhoi Malësia (Top News) ëshët e papranueshme, e dënueshme, dhe kundër çdo standarti europian të lirisë së shtypit dhe mbrojtjes së gazetarëve.
Kjo dhunë, shkon de facto kundër krejt procesit për të vendosur standarte të mbrojtjes së gazetarëve dhe lirisë së medias, proces ku Qeveria Shqiptare është përfshirë. Ushtrimi pa asnjë kujdes e as veçim i kësaj dhune ndaj gazetarëve ngre dyshime që angazhimi i Qeverisë Shqiptare për standartet e lirinë e medias mbetet vetëm në tavolina e në letër, por, nuk reflektohet në sistem e strukturë.
KSHM u bën thirrje organeve përkatëse që të marrë seriozisht denoncimet e gazetarëve dhe të reagojë me veprime, pa asnjë ekuivok ndaj kësaj dhune./et
