Dhuruesit e gjakut frekuentë kanë benefite për organizmin.
Kush dhuron gjak në mënyrë të vazhdueshme, tre herë në vit, janë vrojtuar luhatje gjenetike që nxisin gjeneratë të re qelizash për të zëvendësuar ato të humbura, dhe pa mutacione që mund të favorizojnë patologji tumorale.
Zbulimi që është realizuar nga një grup universitetesh dhe institutesh mjekësore britanike dhe gjermane, është mjaft i rëndësishëm pasi shërben për të qartësuar zhvillimin e mutacioneve në gjak, tipike me avancimin e moshës e që sjellin sëmundje të rënda.
Autorët e studimit kanë vëzhguar dy grupe për 40 vjet, në të parin ishin dhurues kronikë me 3 herë në vit, ndërsa në të dytin, dhurues sporadik.
Njëkohësisht eksperimentet me kaviet në laborator kanë treguar që klonet qelizore me mutacione të mira promovonin krijimin e rruazave të kuqe por pa shkaktuar mutacione kancerogjene në qelizat e reja.
Autorët e studimit hipotizojnë se rregullimi i dhurimit të gjakut ndihmon në seleksionim të luhatjeve gjenetike që ndikojnë tek qelizat që të pëgjigjen pozitivisht ndaj humbjes së gjakut.
Megjithatë dalja në konkulzione është ende e hershme, pasi duhen studime të mëtejshme./mxh
