Shqipëria do të përfshihet sot nga një mot kryesisht i ngrohtë, me intervale të gjata me diell në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat pritet të ngjiten deri në 32°C, ndërsa vlerat minimale gjatë orëve të natës do të zbresin rreth 16°C.
Megjithatë, gjatë pasdites pritet një ndryshim lokal i kushteve atmosferike, me mundësi për vranësira të zhvilluara dhe stuhi të izoluara në disa zona.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 10 m/s.
Në det, pritet valëzim i forcës 1-2 ballë, duke krijuar përgjithësisht kushte të qeta për lundrim.
Sa i përket temperaturave, vlera më e lartë parashikohet në Gjirokastër, ku termometri pritet të ngjitet deri në 34°C, ndërsa temperatura më e ulët, prej 13°C, parashikohet po në Gjirokastër./ad
