Kosova ka mbyllur rrugëtimin e saj në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve me një humbje 3-0 në transfertën e zhvilluar ndaj Irlandës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Franko Foda u kushtëzua që në pjesën e parë, pas një rasti që solli njëkohësisht një penallti për vendasit dhe një karton të kuq në minutën e 26-të.
Irlanda përfitoi maksimalisht nga epërsia numerike në fushën e lojës, duke kaluar fillimisht në avantazh nëpërmjet penalltisë së ekzekutuar saktë nga Parrot.
I njëjti lojtar realizoi sërish nga pika e bardhë në minutën e 50-të, duke dyfishuar shifrat. Rezultati përfundimtar 3-0 u vulos nga Moylan në minutën e 75-të të takimit.
Gjatë kësaj përballjeje, pati minuta aktivizimi edhe për Roko Vatën, djalin e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata. Pas këtij raundi të gjashtë, Kosova e përfundon grupin në vendin e tretë, duke mbetur pas Austrisë dhe Irlandës.
Si rrjedhojë e këtij pozicionimi, përfaqësuesja dardane do të vendoset në vazon e tretë në shortin e ardhshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian./k.m
