Disney ka prezantuar një sërë projektesh të reja gjatë D23: The Ultimate Disney Fan Event, që po zhvillohet në Anaheim të Kalifornisë, ku fansat kanë marrë një vështrim të parë mbi filmat dhe serialet e ardhshme.
Në kinema priten disa tituj të mëdhenj. “Frozen 3” do të shfaqet më 24 nëntor 2027 dhe do të sjellë një dasmë, një personazh negativ të ri, një histori të re dashurie dhe muzikë të re.
Ndërkohë, “Avengers: Doomsday” do të mbërrijë në kinema më 18 dhjetor, ndërsa filmi i ri “X-Men” ka zbuluar kastin, ku përfshihen Adam Driver, Kit Connor dhe Samara Weaving.
Disney konfirmoi gjithashtu “Zootopia 3”, ndërsa “Star Wars: Starfighter”, me Ryan Gosling, do të dalë më 28 maj 2027.
Në vitet e ardhshme do të rikthehen edhe “The Incredibles 3”, “Coco 2”, “Lilo & Stitch 2” dhe “Ice Age: Boiling Point”.
Ndërkohë, “Princess Diaries 3” është zyrtarisht në zhvillim, konfirmoi Anne Hathaway.
Edhe Pixar ka disa projekte të reja.
“Ghost Street”, që do të dalë në pranverën e vitit 2028, do të jetë filmi i parë i studios që trajton historinë e fantazmave. Po ashtu, filmi i ri i animuar “Clay”, me zërin e Kieran Culkin, pritet në nëntor 2028.
Në platformën Disney+, ndërkohë, do të rikthehet “Ahsoka” me sezonin e dytë më 20 janar 2027. Në muajt dhe vitet e ardhshme do të mbërrijnë gjithashtu “VisionQuest”, mini-seria “Oswald” dhe sezoni i tretë i “Percy Jackson and the Olympians”.
Disney njoftoi edhe një serial anime të bazuar në videolojën “Kingdom Hearts”, i cili do të transmetohet në Disney Channel dhe Disney+.
Ndërkohë, “The Greatest Showman” do të përshtatet si muzikal dhe do të shfaqet në Theatre Royal Drury Lane në Londër, në pranverën e vitit 2027./mxh
