Kryeministri Edi Rama ka folur në episodin e sotëm të podcastit të tij “Flasim” lidhur me djegien e pallatit 12-katësh në Tiranë. Rama u shpreh se më e rëndësishmja nga ngjarja është nuk pati humbje jete dhe se godina do të rindërtohet totalisht nga ndërtuesi i saj.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë theksoi se banorët e prekur do të përfitojnë bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia deri në momentin që do të marrin banesën e tyre.
“Për fat të mirë dhe falë përpjekjes së punës profesionale dhe heroike të zjarrfikësve, gjithccka kaloi pa asnjë jetë të humbur apo plagë të renda. Pasojat që mbetën ishte shkrumbimi i asaj godine për të cilën u vu menjëherë në lëvizje dhe më e rëndësishmja është se godina do të rindërtohet 100% nga e para nga vetë ndërtuesi i saj.
Angazhimi për të ndihmuar banorët deri në momemntin kur ata të kthehen në shtëpi të mund të kenë një bonus qeraje dhe një mbështëtje nga bashkia për të lehtësuar barrën e shkaktuar nga dëmet e pariparueshme. Gjithmonë në këto rastë shfaqen lloj gjithollogësh dhe ekspertësh pa licenca dhe pa njohuritë e nevojshme. Në nevojën për të marrë protagonizëm kush nuk del e ca nuk thotë. Kjo ishte fatkeqësi e shkaktuar nga një shkëndjë që nuk ka lidhje me ndërtimin por shërben dhe për të parë atë që lidhet me cilësinë e ndërtimit. E rëndësishmja është që askush nga banorët që patën atë moment nuk do të lihet vetëm dhe në fatin e vet përballë nevojës për tu rikthyer në banesën e vet”, u shpreh Rama./mxh
