Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi këtë të hënë se se do të sulmojë përsëri ishullin Kharg të Iranit, pas një sulmi javën e kaluar që shkatërroi objekte kyçe ushtarake, duke thënë do ta shkatërrojë plotësisht.
Komentet erdhën gjatë një telefonate tre-minutëshe me PBS News, ndërsa presidenti po merrte pjesë në atë që ai e përshkroi si një takim shumë të rëndësishëm mbi luftën e Iranit.
Trump e përshkroi ishullin si jashtë funksionimit, përveç tubacioneve që gjenden atje.
“Nuk doja t’i godisja tubacionet sepse, e dini, janë vite pune për t’i montuar ato. Është i vdekur ushtarakisht tani, plotësisht. Çdo zonë ushtarake, ata kanë ikur”,-tha Trump.
Trump tha se la shumë infrastrukturë të padëmtuar në sulmet ndaj Teheranit, që kur SHBA-të dhe Izraeli sulmuan për herë të parë më 28 shkurt./mxh
