Last Updated on 16/01/2026 by Monika
Si rralle herë moderatorja Dojna Mema ka zgjedhur të surprizojë partnerin e jetës këngëtarin Vlashent Sata me disa fjale zemre teksa ky i fundit ishte i ftuar tek Rudina.
“Jam shumë e lumtur dhe e qetë që Vlashenti është këtu me ty, Rudina,” tha Dojna me një buzëqeshje të ngrohtë. “Ti je ndër të rrallat persona që i bën njerëzit të ndjehen kaq rehat dhe studioja jote ndjehet si një shtëpi e vogël për të gjithë ne.”
Por mesazhi më i veçantë i Dojnës ishte për partnerin e saj:
“Zemër, përpara se të jesh partneri im i jetës, ti je shoku im më i mirë. Me ty vazhdoj të qesh njësoj si ditën e parë që të njoha, dhe ndaj çdo mendim që më kalon në kokë – dhe besoni, janë të panumërta. Çdo aventurë e përditshme që kalojmë bashkë, çdo moment i bukur, çdo sfidë që përballemi, dhe bisedat tona të gjata pasi vëmë djalin në gjumë, më bëjnë të të dua çdo ditë e më shumë për atë që je.”
Dojna nuk la pa përmendur edhe pasionet që i bashkojnë:
“Jam shumë e lumtur që ndajmë të njëjtat pasione dhe të pëlqejnë udhëtimet me orë të gjata në makinë, po aq sa unë, sidomos ato që janë pa plane dhe nuk e dimë ku do të përfundojmë. Dhe gjithmonë, kur humbas ndonjë gjë, ti je aty për ta gjetur dhe më thua me buzëqeshje: ‘Dojna, po të mundeshe një ditë do të humbisje edhe kokën.’ Të dua shumë, zemra ime!”
Mesazhi i saj prekës u prit me duartrokitje nga publiku dhe solli një emocion të veçantë në studio./MXH
