Nga ARTUR AJAZI
Çdo vendim i gjykatave “pro” apo “kundër”, natyrishtsjell reagimin e kësaj palo opozite, e cila nuk e ka kuptuar akoma, se ku është katandisur. Njëherë merrenme kreun e SPAK, njëherë merren me kreun e GJKKO, pastaj me Kushtetuesen, presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët e rinj dhe të vjetër. Nuk po lenë njeri dhe institucion në këmbë, pa përbaltur. Pastaj merren me raport-progresin e BE , dhe e trajtojnë atë sikur të ishte hartuar nga zyra ngjiturme Berishën. Një parti që nuk ka shanse tëriorganizohet dhe rikonsolidohet përsa kohë brënda sajka hipokritë, servilë, pasanikë të akuzuar dhe tëkorruptuar. Sali Berisha mendon se “u bë deti kos”, mendon se thirrja në SPAK, e Belinda Ballukut, po sjell “fundin e qeverisjes Rama-4”. Duhet të jetëhileqar, sepse naiv nuk mund ti them, një politikani siai, që akoma ecën me skenare dhe kulisa. Berisha mendon dhe ka nisur ti mbushë mëndjen edhejeniçerëve të tij besnikë se, “si raporti OSBE përzgjedhjet e 11 Majit, ashtu dhe progres– raporti përreformat ë Shqipërisë hartuar nga BE, janë në favor tëopozitës”. PD dhe Sali Berisha, prej vitit 2013, kanëhumbur mbi 7-8 palë zgjedhje përballë PartisëSocialiste dhe Edi Ramës. Dhe nuk është fajtor as qeveria, as Rama, as patronazhistët, dhe as ambasadorët, që ajo parti humbet gjithmonë nëzgjedhje të lira. Kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë z. Trump, kreu i PD nisi me vrull aksionin e tijopozitarist. “Ju erdhi fundi o socialistë, të erdhi fundi Edi Rama, tani është rradha jonë”. Gjithmonë ai njeri, është ngopur me “lugën bosh”, dhe e ka katandisurPartinë Demokratike, si të ishte degë e ndonjë shoqate. “Pushteti është fryma dhe besimi i votes së popullit”-ka thënë French Noelsen. Kjo për faktin sepse të arrishderi tek pushteti, duhet të kalosh disa faza, disahendeqe, dhe rrugë të vështira, me të cilat ndeshetpolitika, nuk mund të fitosh zgjedhje kur nuk keprogram, dhe mundohesh të kopjosh, nuk fitonzgjedhje, kur nuk të ndjek turma e madhe, kur nuk tësheh si “shpëtimtar” dhe kur mbi supe mbart krime dhemëkate. Asgjë që duket në horizont, nuk mund tishkëlqejë rrugën drejt pushtetit Partisë Demokratike. Një lider që sa gdhihet, del dhe sheh qiellin në dritare, dhe lutet “ishalla bie Rama nga pushteti”, duke mosgjetur shteg tjetër për ta marrë atë, një lider që ndjehetkonshient se, ka ardhur koha të largohet dhe rri me pahir në fronin ë partisë tij, nuk ka shanse kurrë tëfitojë zgjedhje demokratike. Vjedhja, blerja dhe shitja evotes, është vijë politike në PD. Nuk del kollaj nga ajoplatformë as Berisha dhe as PD-ja aktuale. Ndaj them, zoti Berisha, mos mendon se “u bë deti kos”, dhe pastajturresh për të marrë gjysmën e tij. Pushteti është ”peshëe madhe” për supet e varura të partisë tuaj./kb
