Jordan James Parke, i njohur si “Mbret i Buzëve” dhe pjesëmarrës në reality show-n e E! “Botched”, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare, pasi dyshohet se ishte duke iu nënshtruar një procedure kozmetike të rrezikshme.
Parke nuk kurseu asgjë për të dukur si idhulli i tij, Kim Kardashian, duke shpenzuar rreth 150,000 dollarë për transformimin e tij spektakolar. Në një intervistë të vitit 2014, ai tha:
“Më pëlqen gjithë vëmendja dhe shikimet që marr në rrugë… edhe urrejtja më motivon të bëj më shumë procedura.”
Ngjarja tragjike ndodhi më 18 shkurt në Lincoln Plaza, në Canary Wharf, Londër, ku Parke u gjet pa ndjenja dhe u shpall i vdekur në vendngjarje. Policia britanike tha se vdekja po trajtohet si e paqartë dhe po zhvillohet një hetim i plotë, duke nënvizuar se viktima mund të ketë qenë duke kaluar një procedurë kozmetike para se të ndërronte jetë.
Dy ditë pas ngjarjes, një 43-vjeçar dhe një 52-vjeçare u arrestuan nën dyshimin e vrasjes, por janë liruar me kusht derisa hetimi vazhdon.
Ky nuk është rasti i parë i Parke në qendër të polemikave. Në 2024, ai u arrestua nën dyshimin e vrasjes me dashje, por nuk u akuzua, pas vdekjes së një gruaje në një klinikë që ai ishte bashkëpronar.
Jordan James Parke do të mbahet mend si një personazh i pazakontë, i gatshëm të sfidojë normat e bukurisë dhe të marrë vëmendjen e publikut pa komplekse. Në reality show-n “Botched”, ai ishte i hapur për konsultime mbi buzët, liposuksionin dhe hundën, duke u bërë simbol i obsesionit modern për bukurinë ekstreme./mxh
