Një imazh i vetëm ka mjaftuar për të ndalur frymën e miliona tifozëve anë e mbanë globit.
Përqafimi i ngrohtë dhe i gjatë mes Lionel Messit dhe Lamine Yamal pas finales së Kampionatit Botëror 2026 në Nju Jork, kishte brenda gjithë shijen e një “kalimi stafete” mes fituesit të tetë Topave të Artë dhe trashëgimtarit të tij te Barcelona.
Ylli spanjoll, tashmë 19 vjeç, arriti t’i “heqë nga duart” 39-vjeçarit argjentinas trofeun e artë që Leo e kishte fituar me gjak e djersë 4 vite më parë në Katar. Me këtë triumf absolut, Yamal shkruan përgjithmonë emrin me shkronja të arta duke u bërë lojtari i tretë më i ri në historinë e futbollit që fiton një Kupë Bote. Para tij qëndrojnë vetëm “Mbreti” Pelé, i cili ngriti trofeun në Suedi në vitin 1958 në moshën 17-vjeçare, dhe italiani Beppe Bergomi, që preku majën e botës në Bernabeu në vitin 1982 si 18-vjeçar.Por fenomeni i ri nuk ndalet me kaq. Yamal ka thyer një tjetër rekord stratosferik, duke u bërë futbollisti më i ri në histori që ka fituar të dy trofetë madhorë: Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës./ad

