Borussia Dortmund fitoi 4-0 ndaj Freiburg dhe siguroi pjesëmarrjen për të 11-in sezon radhazi në Champions League.
Goli i parë erdhi në minutën e 8-të me Beier, pas asistit të Bensebaini. Dortmund dyfishoi shifrat me Guirassy, pas një aksioni të ndërtuar nga Inacio dhe Brandt.
Bensebaini shënoi me kokë për 3-0 pas një goditjeje nga këndi. Freiburg tentoi të reagojë dhe shënoi me Kubler, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë, vendasit administruan lojën dhe nuk lejuan kundërshtarin të shënojë. Goli i katërt erdhi nga Fábio Silva në minutat e fundit.
Me këtë sukses, Dortmund mban vendin e dytë me 67 pikë dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League./mxh
