Last Updated on 09/06/2026 by Kesjana
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 24 qershor, ora 09:00, seancën gjyqësore ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, i pandehur në dosjen “Buka sha”.
Seanca e së martës dështoi për shkak të mungesës së prokurorit Elvin Gokaj, i cili njoftoi gjykatën se ishte angazhuar në disa veprime të ngutshme hetimore.
Në dosjen “Buka sha” Ahmetaj gjykohet në mungesë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”./kb
