Last Updated on 25/06/2026 by EL
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pranuar kërkesen e SPAK dhe ka dërguar për gjykim ish-oficeres së policisë gjyqësore pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj dhe biznesmenin Astrit Vladi, të cilët akuzohen për dosjen “Toyota Yaris”.
U mësua se biznesmeni Vladi akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe në disa raste, si dhe për “korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Ndërsa ish-oficerja Eriona Daupaj akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete” dhe “korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Vlen të theksohet se dy të akuzuarit, ndodhen në arrati. Ndërsa po ashtu, nga shorti elektronik, Paulin Cera është përzgjedhur si gjyqtar i çështjes.
Sipas SPAK të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet për të ndikuar tek gjyqtarë e prokurorë që hetonin dhe gjykonin dosjen e 3.4 milion eurove që u bllokua në Portin e Durrësit, me qëllim që të favorizoheshin të pandehurit.
Po ashtu për këtë dosje, është gjykuar veçmas edhe ish-kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zerka./ET
