Last Updated on 08/10/2025 by adminfjala
Nga ARTUR AJAZI
Ka vrarë, dhe pas një maratone prej 2 vitesh procesegjyqsore, ka dalë “i pafajshëm për mungesë provash”. Ka rrëbyer dhe dhunuar, ka kryer grabitje me armë, dhe pas një dyzine prej 22 seancash gjyqësore, ka rezultuar “i pafajshëm pasi nuk gjenden prova”. Ka përdhunuar dhe grabitur pronat e një ish-pronari, ështëarrestuar, dhe pasi ka zhvilluar dhjetra seancagjyqësore, ka rezultuar se “nuk ka qenë ai autori këtyrengjarjeve, por dikush që është larguar jashtë venditdrejt Dubait”. Dhe raste të tilla ka me qindra e qindra, kur kriminelët, që duhej të ishin në burg, sot gëzojnëlirinë dhe më keq akoma, edhe pafajësinë. Dhe më keqakoma, krimin e shohim të veshur me petkun e “biznesmenit” apo dhe detyra të tjera që lidhen me paranë. Dhe kush i liroi dhe i katandisi deri këtu ?Natyrisht drejtësia, dhe jo sot, por në 35 vite rresht. Masakrën ligjore me drejtësinë e nisën plepaxhinjtë, dhe e vazhduan ata që erdhën pas tyre. Kjo natyrisht ka sjellë dhunimin, dhe deri vrasjet e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, dhe policëve. Më tepër se frika, ata që duhej të jepnin drejtësi dhe duhej të kishinkryqëzuar kriminelët, janë lëkundur para milionave qëkanë marrë nga autorët e krimeve. Reformimi iorganeve të drejtësisë, nuk solli ndonjë ndryshim tësituatës. E rëndë paraqitet situata mes drejtësisë dheatyre që sot hiqen si “pronarë tokash dhe trojesh” nëqytete dhe fshatra. Ka me qindra raste kur njerzve tëdrejtësisë u është ofruar “pjesë nga prona e kërkuar”, në këmbim të një vendimi të njëanshëm. Kanë ndodhuredhe gjëra të tjera më të llahtarshme, ndaj dhe nuk ka munguar dhuna dhe vrasjet e prokurorëve dhegjyqtareve. Integriteti dhe morali, mbeten dy prejkritereve që nuk pranojnë asnjë tolerance dhekompromis në drejtësi. Në gjykata ka sot gjyqtarë qërrotullojnë globin e zyrës, dhe kur ai ndalon atavendosin gishtin dhe thonë “këtu do të shkoj këtëfundjavë”. Si ka mundësi të pasurohen kaq shpejtprokurorë dhe gjyqtarë, kur nuk kanë mbushur as 5 vitepunë në institucionet e drejtësisë ? Në fakt, sot duhejvajtuar drejtësia, dhe jo gjyqtari i vrarë, pasi ai ishteviktimë e një klime aspak miqësore mes drejtësisë dheqytetarëve. Përse duhet të zgjasë me vite e vite, njëproces i thjeshtë për ti njohur pronën, një ish-pronari ?Përse duhen shtyrë seancat me vite e vite, kur në dosje, ka fakte të mjaftueshme që vërtetojnë autorësinë e njëprone ? Natyrisht në shumicën e rasteve në 35 vite, shkaku mbeten ndërhyrjet politike apo pazaret mespalëve, duke arritur deri në ashpërsimin e reagimeve tëatyre që zhgënjehen nga vendimet e gjyqsorit. Gjyqtari Kalaja, sot do të ishte gjallë, në rast se procesigjyqsor mes palëve, nuk do të kishte kaluar dorë mëdorë nga dhjetra gjyqtarë para tij. Neglizhenca dhezvarritjet me vite, apo dhe më keq akoma molepsja nëndonjë aferë, duke mos e zbatuar ligjin nga ata që e kishin gjykuar para tij, solli krimin e paralajmëruar. Fajtorë mbeten gjithë ata gjyqtarë që në vite, e kanë zvarritur pa limit atë çështje, e cila sot ka nevojë përnjë hetim të thelluar. E pavarsisht kësaj, pavarsishtedhe pranisë së krerëve të politikës në homazhet e gjyqtarit, problemet e drejtësisë sotme në Shqipëri, nukzgjidhen me premtime por me veprime konkrete dhebashkëpunime institucionale. Pikërisht kjo gjë, mungonsot në Shqipëri./kb
