Last Updated on 22/09/2026 by Monika
Analisti Mentor Kikia i ftuar këtë të martë në Euronews Albania me Mirela Milorin ka folur lidhur me masën e sigurisë të lëshuar dhe ekzekutuar në kuadër të operacionit të ndërmarrë mëngjesin e sotëm, mes të cilave edhe ndaj shefes së SHISH Vlora Hyseni. Ai theksoi se emërimi i tij i drejtuesve të SHISH bëhet në bashkëpunim me partnerët pasi është e rëndësishme se kush përzgjidhet që të drejtojë.
“CV e njerëzve që emërohen pa partnerët sepse duam apo s’duam ne bashkëpunimi mes vendeve partnere është kaq i rëndësishëm dhe kaq i ngushtë saqë është përgjegjësi për ta përzgjedhur këtë njeri që do drejtojë”, tha ai.
Kikia gjithashtu komentoi lidhur edhe me drejtuesit e mëparshëm nga viti 1991. Sipas tij nga të gjithë drejtuesit vetëm dy prej tyre kanë patur profil të lartë teksa pjesa tjetër kanë qenë pa profil politik dhe publik.
“Shefat e shërbimit sekret përgjithësisht nuk janë figura publike për shkak të natyrës së punës. Dy prej tyre vetëm janë me profil të lartë, Bashkim Gazidede i cili në fakt ka qenë drejtuesi i parë i shërbimit sekret nën qeverisjen e parë të Partisë Demokratike i cili për fat të keq në vend të një shërbimi informativ kombëtar siç kishte emrin ngriti një organizatë policie politike famëkeqe që përndiqte kundërshtarët politikë, përndiqte gazetarët shërbim që kryente arrestime.
Ishte vetëm një hap larg sigurimit të shtetit të diktaturës komuniste. Prandaj ka mbetur në histori për shkak të asaj fame të tmerrshme. Unë personalisht e kam përjetuar në kurriz por të tjerë shumë më keq atë shërbim që ngriti Gazidede.
Fatos Klosi është sërish një personazh publik. Fatos Klosi e drejtoi shërbimin sekret fill pas protestave, rrëzimit të shtetit në 97-ën dhe ringriti një shërbim tjetër mbi e them mbi gërmadhat dhe qelitë e përgjakura. Unë kam parë vetë në ndërtesën e shërbimit sekret qeli të përgjakura nga shërbimi i Gazidedes.
Fatos Klosi pastaj mbahet mend sepse ishte njeriu që drejtoi shërbimin sekret gjatë luftës në Kosovë dhe kur shërbimi shqiptar ishte prapavija e UÇK-së, ishte e gjitha në shërbim të luftës në Kosovë dhe Fatos Klosi ka qenë shpesh njeri prezent edhe në studio televizive duke folur aq sa ai mendon që ja lejon profesioni që të që të rrëfejë.
Pjesa tjetër pastaj janë njerëz pa profil politik dhe pa profil publik mbi të gjitha sepse kështu ja. Edhe të zonjës Hyseni tre katër foto qarkullojnë gjithsej sepse s’ka qasje publike. Megjithatë besoj që zonja Hyseni është e treta tashmë që hyn në historinë e njerëzve të shërbimit, e pezulluar”, tha ai./mxh
