Aeroporti kryesor i Kuvajtit është goditur nga një seri dronësh iranianë. Sipas zyrtarëve në vend, sistemi i radarit të aeroportit dhe disa rezervuarë karburanti pësuan dëme të konsiderueshme në sulmet e ditës së sotme.
Sipas raportimeve, nuk ka pasur persona të lënduar nga sulmi. Zyrtarët thanë se gjithsej 15 dronë iranianë ishin lëshuar në Kuvajt gjatë 24 orëve të fundit.
Në javët e fundit, Teherani ka shënjestruar një sërë shtetesh të Gjirit Persik, siç është Kuvajti, për mbështetjen dhe strehimin e ushtrisë amerikane.
Irani thotë se sulmet janë në hakmarrje për fushatën ushtarake të nisur nga Izraeli dhe SHBA-të muajin e kaluar./mxh
