Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria, ashtu si vendet e rajonit dhe Evropës, nuk po përjeton vetëm mot të keq, por një gjendje atsmoferike të zgjatur e të rëndë. Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, Rama u shpreh se duhet bërë durim dhe shtoi se njerëzit duan ndihmë e solidaritet, jo britma e shpifje.
“Tek vështirësia e rritur e qarkullimit, apo deri te dëmtimet e pronës, krijohet frustrim dhe në disa raste zemërim. Durimi është i domsodoshëm, nuk po përjetojmë vetëm mot të keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta. Retë nuk shpërndahen me slogane, që të shpallet gjendja e jashtëzkaonshme. Këto reagime ushqejnë ndarje, jo siguri. Njerëzit nuk janë nevojë për më shumë britma, shpifje, por solidaritet.
Kjo është gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë. Ka prekur një hartë të tërë, nga Italia në Greqi, Mali i zi në Kosovë, nga RMV e deri në Turqi, i njëjti shi, e njëjta dëborë kanë krjiuar të njëjtën situaëe. Është krijuar një vobull atmosferike, duke sjellë temperatura të ulëta.”, theksoi Rama./K.M
