Pas më shumë se tri rastesh, ku aksi i vetëm nacional që lidh kryeqytetin me qendrën më të madhe të Juglindjes Korçën, por edhe me Greqinë, bllokohet, të gjithë e kanë të qartë se nuk janë dëmtimet nga rreshjet shaku i bllokimit, por dora e njeriut. Edhe udhëtari më i rastësishëm në këtë aks qartazi dallon se në të trija rastet dëmtimi ka ndodhur në ato segmente ku kalon gjurma e re e ndërtimit të trasesë të korridorit të VIII-të. Shiu bie me të njëjtin intesitet edhe në segmentë të tjerë të këtij aksi, por traseja nuk ka pësuar çarje e as rrëshqitje të inerteve nga skarpatet e rrugës nuk ka pasur. Përtej cenusurës, shumë gazetarë të mediave kombëtare e lokale prej më shumë se dy muaj pasqyrojnë me guxim këtë situatë të frikshme, por askush nuk ka marrë mundimin të reagojë, ndërhyjë apo parandalojë këtë krim. Nga ana tjetër, askush nga prokuroritë e rretheve ku kanë ndodhur këto bllokime nuk ka bërë absolutisht asgjë për të filluar hetimet kryesisht për shkaqet e këtyre dëmtimeve, sepse është thuajse akt terrorist sabotimi i rrugës dhe urrave. Në rënie të lirë çdo organizëm shtetëror nuk ka sy dhe veshë që të konstatojë këtë mënxyrë të paparë. Aksi nacional Tiranë- Elbasan-Librazhd-Pogradec- Korçë, është i vetmi që lidh kryeqytetin me Juglindjen dhe një nga dy akset e vetme kombëtare që lidh Shqipërinë me Greqinë në këtë koncept, por edhe me Maqedoninë e Veriut. Fatura e humbjeve ekonomike ështe e jashtëzakonshme në nivel iniciativash private dhe po ashtu shtetërore.
Diogjeni
Vuajtjet e qytetarëve të cilët lëvizin për halle nga më të ndryshmet, por edhe shëndetësore, ngjason me torturën e Sizfit. Vdekja dhe jeta, në raste të tilla, dhimbshëm luajnë si macja me miun. Tortura e mijra të tjerëve që zgjedhin Pogradecin e Korçën si destinacion për të kalur një fundjavë sadopak çlodhëse përfundon në një makth që nuk ka fund. Të zënë si miu në çark, torturohen me orë të tëra, duke mos pasur absolutisht asnjë ndihmë nga ekipet e emrgjencave, asistencë logjistike apo mjekësore. Por, drama nuk ka fund. Autoriteti rrugor, i cili tashmë është shndërruar në raportues të situatës, sugjeron një aks lokal për të mundësuar lëvizjen nga Gramshi-Moglicë-Lozhan-Korçë. Ky aks, i cili është mjaft i ngushtë dhe tepër i vështirë për t’ u kaluar edhe nga shoferë me shumë përvojë, nuk ka asnjë kapacitet për të përballuar një fluks të tillë lëvizjeje, pasi edhe gjerësia e rrugës në mjaft raste nuk favorizon shkëmbimin e automjeteve. Kthesat e ngushta me ngritje e ulje të forta përbëjnë rrezikshmëri shumë të lartë në çdo moment, pa folur për rreshjete doborës. Por, edhe kur Zoti e ka krijuar një hapësire sado të vogël shpëtimi, dora e robit është kujdesur ta zhdukë atë. Prej ditësh rruga e inaguruar gati një vit më parë është shembur dhe lëvizjet e vetë banorëve të zonës kryhen me shumë vështirësi, në një krah të rrugës. Imagjinoni çfarë papërgjegjshmërie absolute shtetërore është rekomandimi i këtij aksi si zëvendësim i aksit nacional. Kësaj i thonë të nxjertësh sytë, dyke dashur të vesh vetullat. Pa përmendur këtu aksin Korçë-Kolonjë, një minë me sahat për çdo udhëtar. Në të njëjtën situatë dramatike është edhe aksi tjetër nacional Tiranë-Gjirokastër, kryesisht në segmetin Tepelenë- Gjirokastër, ku rrëshqitja e inerteve bllokon edhe këtë aks me një vesë shi.
Me dhjetra akse të tjera nacionale apo lokale kanë pësuar shembje dhe dëmtime shumë të mëdha të traseve rrugore të sapo ndërtuara, duke paralizuar krejt vendin. Rruga e Arbrit në disa segmente dhe vetë tuneli Murrizit tashmë janë shndërruar në kurthe, si leqe për dhelpra. Unaza Burrelit, e inaguruar vetëm pak muaj më parë u prish ende pa u bërë me shëndet. Aksi Kuç-Borsh, i sapo ndërtuar thuajse është i bllokuar nga çarja e trasesë, segmenti Borsh-Llogara vetëm pak ditë më parë u bllokua, ndërkohë tuneli florinjtë, nga brenda është krejt bakër. Duket si skenar i një tetari absurd, por dhimbshëm është vetë një fotografim bardh e zi, i një realiteti të Shqipërisë të vitit 2026, që kryetimonieri, do ta çojë në Europë, por mesa duket rrugë e pa rrugë. Falë Zotit nuk ke pasur jetë të humbura e kurrë mos paçim.
Në të njëjtën
kohë kjo situatë dramatike nxori në pah faktin e tmerrshëm që pëshpëritet, e që nuk guxohet të thuhet me zë të lartë: Shteti ka rënë! Asnjë reagim nga ligjvënësit, nga ekzekutivi jo e jo, e as nga sistemi i drejtësisë, në këtë kuadër prokuroritë. Ky nuk është tregues i një sistemi të korruptuar në çdo qelizë, ky është treguesi më kokëfortë i një sistemi të atrofizuar, thuajse të paralizuar që ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët. Akset rrugore të krahasuara gjithmonë me arteriet e trupit njerëzor, janë goditur rëndë prej korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë vrastare që shkakton ai. Njëlloj si në mjeksi, dëmtimi i këtyre arterive paralizon gjithçka, duke shkaktuar vdekje klinike e më pas fundin e plotë.
E ata që 13 vite më parë erdhën me premtimin se do të shpëtonin rrugët e lëna rrugëve, sot janë duke kërkuar si Diogjeni rrugët e urat që i ka marrë lumi.
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP NUIS/NIPT : L92423005H
Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.