Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ndërsa zhvillonte një takim pranë Qendrës Multifunksionale në Lezhë, njoftoi edhe masat e e fundit të qeversië për fëmijët me aftësi ndryshe dhe familjeta e tyre.
Koçiu bëri me dije se nga muaji gusht është dyfishuar pagesa për fëmijët me aftësi ndryshe, si dhe për fëmijët e verbër deri në moshën 18 vjeç.
Ndërkohë, nga muaji tetor nis edhe pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit personalë të tyre.
“Janë rreth 11 mijë fëmijë të cilët do të marrin pagesa të dyfishuara dhe nga fillimi i muajit tetor kemi mbi 14 mijë kujdestarë dhe ndihmës personalë, të cilëve do t’u paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, u shpreh Koçiu./k.m
