Last Updated on 18/06/2026 by EL
“Italianja më e bukur” ndez rrjetin me paraqitjen e saj në Kupën e Botës
Prezantuesja e DAZN, Eleonora Incardona, ka tërhequr sërish vëmendjen e rrjeteve sociale, këtë herë gjatë debutimit të saj në Kupën e Botës 2026.
36-vjeçarja mbuloi të martën ndeshjen e fazës së grupeve mes Francës dhe Senegalit në stadiumin MetLife në New Jersey, ku spikati me paraqitjen e saj elegante dhe një bluzë me dekolte të theksuar.
Eleonora ndau disa foto nga stadiumi në Instagram, duke zbuluar se realizoi një ëndërr që e kishte prej vitesh.
“Nëse dikush do të ma kishte thënë vite më parë, nuk do ta kisha besuar! Dje në fushë për Francë-Senegal”, shkroi ajo krahas fotove.
Ndjekësit e saj nuk vonuan me reagimet, duke e mbushur seksionin e komenteve me komplimente. “E vetmja gjë e bukur që do të shohim në këtë Botëror”, shkroi një fans, ndërsa të tjerë e quajtën “e pabesueshme”, “e mrekullueshme” dhe vlerësuan veçanërisht veshjen e saj.
Kjo nuk është hera e parë që Eleonora Incardona bëhet virale gjatë turneut, pasi prezantuesja italiane ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për paraqitjet e saj nga stadiumet e Kupës së Botës në SHBA./et

