Mbrëmjen e djeshme ishte e mbushura me dinamika të ndryshme dhe sigurisht nuk mund të mungonin debatet dhe diskutimet mes dyshes më të përfolur të këtij Big Brotheri Miri dhe Selin.
Një deklaratë e këtij të fundit e thënë gjatë një periudhë të cilën ai e quajti të ngarkuar u shfaq prime-in e djeshëm dhe i shokoi të gjithë banorët.
Në video ai shikohej shumë i tronditur dhe i mërzitur për faktin se Selin ishte ndarë nga krevati në të cilin filnin bashkë, kujtojmë këtu se bëhet fjalë për kohën kur Selin u nda nga Miri për të qëndruar në Dhomën e Akuariumit, një zgjedhje kjo që erdhi nga banorët e rinj që hyn atë natë.
Në dhomën e rrëfimit ai tha: “Duan të na ndajnë. E dua, si njeri, është super vajzë.” teksa shihej i përlotur për banoren.
Pas gjithë kësaj zhurme, bashkëshortja e Mirit reagoi publikisht. Ajo zgjodhi të thyejë heshtjen përmes një postimi në Instagram, ku rishpërndau një status të mikut të ngushtë dhe bashkëpunëtorit të Mirit nga grupi West Side Family, Roland Hysi.
Në postimin e publikuar mohohen të gjitha aludimet për një lidhje të mundshme mes Mirit dhe Selinës, duke e konsideruar gjithë situatën si një histori të ekzagjeruar që po përhapet dhe po përsëritet vazhdimisht.
“Njerëzit mund të arrijnë të besojnë edhe gjërat më absurde kur ato përsëriten pa pushim. Edhe historia për ndjenja ndaj Selinës është një marrëzi që po përsëritet vazhdimisht. MIRI, MIRI DHE VETËM MIRI,” – thuhej në postimin e shpërndarë./mxh
