Last Updated on 09/07/2025 by adminfjala
Sipas agjencisë EFE, Carlo Ancelotti është dënuar me një vit burg. Trajneri i Brazilit është dënuar me 12 muaj burg pasi u shpall fajtor për mashtrim tatimor në vitin 2014, gjatë një prej mandateve të tij si trajner i Real Madridit.
Në të njëjtin proces, trajneri italian është liruar nga një tjetër shkelje e mundshme tatimore e kryer në vitin 2015, gjithashtu e lidhur me mbledhjen e të drejtave të imazhit të tij ndërsa ishte i punësuar te Real Madridi.
Ligji spanjoll është i tillë që çdo dënim nën dy vjet për një krim jo të dhunshëm, rrallë herë kërkon që një i pandehur pa dënime të mëparshme të vuajë dënimin me burg./ D.C