Last Updated on 09/11/2025 by Kesjana
Në Cërrik, qytetarët kanë dalë të votojnë, në një proces që duket pa problematika. Disa prej tyre janë shprehur për kameran e Tv Klan, ku nuk ngurrojnë ta shprehin edhe për kë kanë votuar.
“Ne kemi shumë perspektivë, kemi kaluar shumë. Unë jam shumë, shumë e kënaqur. me këndin e lojërave marr nipërit e mbesat dhe i shëtis. Prandaj ishalla dhe Lenci ta fitojë këtë mandat dhe ne jemi të kënaqur shumë se është çun Cërriku. Unë e njoh që kur ka qenë në shëndetësi. Për mua fitoren. Kemi pasur dhe kemi tani, po ecim”, tha votuesja.
“Normal qetësi, të gjitha në rregull ishin. Unë këtë e kam çun lagjeje, Florencin. Është djalë i mirë, shumë punëtor dhe nuk mund të ve njeri para atij. Unë nuk jam me PS. Këta kanë punuar shumë, është shumë organizator. Cërriku ka nevojë për ndonjë punësim, por edhe të rinjtë janë larguar. Janë larguar shumica e të rinjve”,tha një tjetër.
Kujtojmë se në Cërrik ka tre kandidatë në garë, Florenc Doka, Amarildo Hoxha dhe Eligert Hima. Kjo bashki ka 57 qendra votimi me 38 mijë e 724 zgjedhës në total.
Sipas të dhënave të KQZ-së deri në orën 08:00, në Cërrik kanë votuar 0.89% e qytetarëve nga qendrat e votimit të raportuara. Kjo do të thotë se 256 qytetarë kanë dalë për të shprehur vullnetin e tyre me votë deri më tani./kb
