Kombëtarja e Gjermanisë dhe ajo e Paraguait do të përballen në Boston në kuadër të fazës me eliminim direkt të Kupës së Botës.
Përfaqësuesja gjermane rikthehet në këtë fazë të turneut për herë të parë që nga viti 2014. Edhe pse pësuan një humbje në ndeshjen e fundit të grupit përballë Ekuadorit, gjermanët arritën të mbyllnin fazën e parë si liderë të grupit të tyre.
Në krahun tjetër, Paraguai siguroi kualifikimin pas një barazimi pa gola në sfidën me Australinë. Skuadra amerikano-latine po përballet me një ngërç në repartin ofensiv, duke mos shënuar asnjë gol në pesë ndeshjet e fundit me eliminim direkt në historinë e tyre në Kupën e Botës.
Pak minuta para fillimit të këtij takimi, stafet teknike të të dyja kampeve kanë bërë publike rreshtimet e lojtarëve në fushë./mxh
