Aktorja e njohur Alina Boz, e cila po numëron ditët për t’u bërë nënë për herë të parë, ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga ditët e verës, duke i shoqëruar me shënimin “lamtumirë verës”.

Në postimin e fundit në rrjetet sociale, aktorja 28-vjeçare ka publikuar pamje nga ditët e nxehta, ku shfaqet duke shijuar detin dhe diellin. Aktualisht, Alina Boz ndodhet në muajin e pestë të shtatzënisë.

Alina Boz dhe sipërmarrësi e regjisori Umut Evirgen kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë më 2 dhjetor 2023. Çifti njoftoi disa muaj më parë se po pret fëmijën e parë dhe ka zbuluar se foshnja do të jetë vajzë.
Aktorja ka ndarë herë pas here me ndjekësit momente nga periudha e shtatzënisë, ndërsa pritjen e ëmbël po e përjeton me shumë emocione së bashku me bashkëshortin e saj.
Përveç fotografive nga pushimet verore, Alina Boz publikoi edhe disa imazhe nga diplomimi i saj në Departamentin e Kinemasë dhe Televizionit në Universitetin “İstanbul Bilgi”.

Fotot e aktores morën brenda pak kohësh mijëra pëlqime dhe komente, ndërsa fansat i uruan gjithë të mirat në këtë periudhë të veçantë të jetës së saj./mxh
