Last Updated on 05/05/2026 by EL
Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Aulon Kalanë, në gjyqin ku ishte paditur për shpifje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Pas 17 seancash dhe një gjyqi që nisi në muajin tetor 2025, sot me 5 maj 2026, unë shpallem i pafajshëm! Falënderoj ekipin tim ligjor, që tregoi nivel të lartë profesional, me në krye avokatin Alban Alimema. Faleminderit dhe ju, që më mbështetët dhe besuat në integritetin tim moral dhe profesional”, tha Kalaja.
Më 25 shtator 2025, Kalaja deklaroi se Veliaj vishej me fustan dhe u ofronte shërbime seksuale ambasadave të ndryshme në Tiranë. “Ishte një projekt që, sipas meje, është përdorur si “çingie” nga ambasadat. Ju besoj i keni parë edhe fotot; unë mund t’i rikthej, mjafton të kërkojmë në Google. Erjon Veliaj i veshur si femër ka qenë një, Arbi Mazniku dy, Endri Fuga tre, vëllai i Erjon Veliajt katër, si dhe një pjesë tjetër e enturazhit që visheshin si gra dhe, sipas pretendimeve, u ofronin shërbime seksuale ambasadave në Tiranë”, deklaronte Kalaja.
“Ma lini mua këtë, sepse unë mbaj përgjegjësi publike për atë që po them. Tani, ata e kanë pranuar që kanë dalë në ato foto; janë veshur dhe, sipas pretendimeve, kanë ofruar shërbime seksuale. E mbaj unë përgjegjësinë për këtë. Unë jam njeri publik dhe e mbaj përgjegjësinë”. /ET
