Një aksident i ndodhur pak para mesnate, 12 maj, në Sukth, i ka marrë jetën një 28 vjeçari.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:45 në rrugën që lidh Sukthin me Rrushkullin, në lagjen Stalla. Mësohet se motomjeti i cili drejtohej nga i riu është përplasur nga një makinë.
Prej përplasjes së fortë, 28 vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Menjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Në pranga ka përfunduar shoferi i automjetit, një 19 vjeçar.
