Last Updated on 11/05/2026 by Monika
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës.
Raportohet se një shtetase 32-vjeçare, e identifikuar me inicialet E.T., është gjetur pa shenja jete në zonën e Plazhit të Vjetër.
Trupi i pajetë është konstatuar fillimisht nga bashkëshorti i saj, i cili ka bërë edhe nxjerrjen e menjëhershme të viktimës nga uji.
Më pas, trupi është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizën mjeko-ligjore./mxh
