Venezuela u trondit nga dy tërmete të fuqishme mëngjesin e së enjtes, duke lënë pasoja të rënda, si në shkatërrime ndërtesash edhe në humbje jete.
I prekur nga kjo fatkeqësi ka mbetur edhe futbollisti argjentinas, Lucas Trejo, i cili pas një kërkimi 74 orësh, gjeti bashkëshorten dhe dy fëmijët të vdekur.
Është vetë klubi i tij, Maritimo, ekip që militon në ligën e dytë venezueliane që ka bërë të ditur këtë lajm tragjik dhe njëkohësisht shpreh ngushëlimet për këtë moment të vështirë për futbollistin e tyre.
