Last Updated on 13/10/2026 by Klara
Menjëherë pas kthimit nga Luksemburgu ku mbahet konferenca e 10 ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-s, kryeministri Edi Rama do ti drejtohet Pallatit të Brigadave për mbledhjen e zgjeruar me Grupin Parlamentar të PS dhe ministrat
Dy do të jenë çështjet kryesore për diskutim.
Raportimi për ecurinë e “Pranisë Besnike” ku deputetët kanë dy minuta kohë secili për të bërë pyetje apo diskutime.
Çështja e dytë lidhet me një prezantim të “Pasqyrë Albania”. Në fund konkluzionet dhe porositë do të jepen nga kryeministri Edi Rama dhe Kryetari Grupit të PS Taulant Balla.
Kjo mbledhje e kësaj të mërkure është në vazhdën e të tilla takimeve me formatin Grup PS plus Ministra e cila zhvillohet të shtunën e fundit e çdo muaji.
Në kushtet kur e fundit e shtunë e Shtatorit, u dominua nga diskutimi e më pas votimi në parlament i hartës së re territoriale, është zgjedhur e mërkura për të vijuar një takim të tillë të këtij formati./k.m
