Mbrëmja e sotme në “Ferma VIP” pritet të sjellë tension, emocione dhe një tjetër largim nga shtëpia më e komentuar e momentit. Pas një jave të mbushur me debate, sfida dhe dinamika të forta mes fermerëve, publiku do të vendosë se cili konkurrent do t’i japë fund aventurës së tij në reality show.
Në televotim këtë javë ndodhen Blerina, Henri, Vanesa dhe Sara, ndërsa njëri prej tyre do të eliminohet gjatë spektaklit live. Votat e publikut do të jenë përcaktuese për fatin e tyre në garë.
Ndërkohë, atmosfera në fermë është bërë gjithnjë e më e ngarkuar, pasi çdo ditë konkurrenca po bëhet më e fortë dhe sfidat po ndikojnë jo vetëm në lojë, por edhe në marrëdhëniet mes banorëve. Fermerët kanë nisur të bëjnë parashikime për eliminimin e radhës, ndërsa tensionet dhe aleancat po ndryshojnë vazhdimisht.
Një nga temat më të diskutuara gjatë ditëve të fundit ka qenë edhe roli drejtues i Indrit në fermë. Menaxhimi i detyrave dhe organizimi i punëve kanë sjellë mendime të ndryshme te konkurrentët, megjithatë ai është përpjekur të ruajë ekuilibrin mes fermerëve.
“Ferma VIP 3” vijon të mbajë të mbërthyer publikun me situata të papritura dhe përplasje që zbulojnë anën reale të personazheve të njohur. Çdo episod ka sjellë zhvillime të reja, duke e kthyer garën në një nga formatet më të ndjekura të momentit.
Spektakli live transmetohet sonte në orën 21:00 në Vizion Plus, si edhe në kanalet dedikuara dhe platformën YouTube./mxh
