Last Updated on 22/04/2026 by Anisa
Serian Mazreku është emëruar drejtor i ri i Burgut të Durrësit, pas ndarjes nga jeta të paraardhësit të tij, Etmond Llabani.
Llabani ishte komanduar si drejtor i Burgut të Durrësit më 15 janar, pas shkarkimit të drejtorit të mëparshëm, i cili u largua nga detyra pas arratisjes së një të burgosuri. Vetëm pak ditë më vonë, më 19 janar, ai pësoi një hemorragji cerebrale dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT.
Ai u transferua drejt Italisë për mjekim të specializuar, me kërkesë të familjarëve por pavarësisht përpjekjeve mjekësore, Llabani nuk arriti të mbijetojë.
