Emily in Paris po i afrohet fundit dhe Netflix ka publikuar pamjet e para nga sezoni i gjashtë, i cili do të jetë edhe kapitulli final i serialit të njohur. Episodet pritet të publikohen më 24 dhjetor, ndërsa aventura e Emily Cooper nuk do të zhvillohet vetëm në Paris.
Në sezonin e ri ajo shfaqet edhe në Greqi, një destinacion i ri që premton romancë, aventura dhe vendime të ndërlikuara.
Pamjet e publikuara lënë të kuptohet gjithashtu se marrëdhënia e saj me Gabrielin mund të mos ketë përfunduar ende. Tashmë, në sezonin final, ajo do të përballet me zgjedhje që mund të përcaktojnë të ardhmen e saj, si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional.
Krijuesi Darren Star ka premtuar se sezoni i fundit do të jetë një nga aventurat më të bukura të serialit. Me xhirime në disa vende europiane, Emily in Paris premton një fund plot romancë, stil dhe surpriza.
Pyetja mbetet: kë do të zgjedhë Emily dhe ku do të jetë shtëpia e saj përfundimtare?/mxh
