Last Updated on 30/08/2025 by adminfjala
Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë i ardhur nga radhët e Partisë “Mundësia”, Erald Kapri ka takuar ditën e sotme Yemi Mobolade, kryetarin e bashkisë së Colorados.
Kapri ka ndarë disa foto në profilin e tij krah Mobolade, ndërsa tregon se historitë e tyre në rrugën drejt triumfit në politikë i bashkon ndershmëria dhe puna.
Kryebashkiaku Mobolade është një emigrant nga Nigeria, i cili arriti të fitonte vendin e tij në politikë pa pasur mbështetje nga partitë e mëdha, duke i dhënë zë ëndrrës amerikane.
Nga ana tjetër, Partia Mundësia “luftoi” fort në zgjedhjet e 11 majit, për të pasur zërin e tyre në Kuvend me qëllim rikthim e besimit dhe shpresën tek qytetarët e vendit.
Postimi i Erald Kaprit:
Sot takova kryebashkiakun e Colorado Springs, Yemi Mobolade. Një emigrant nga Nigeria, pa mbështetjen e asnjë partie të madhe, ai fitoi duke besuar tek mundësitë dhe duke rikthyer shpresën te ëndrra amerikane.
Kur i tregova për Partinë Mundësia dhe energjinë e fushatës sonë në Shqipëri, u entuziazmua dhe kërkoi të mësonte çdo detaj. Ndamë bashkë mesazhet dhe përvojat nga takimet me qytetarët.
Historia e tij dëshmon se PO, me ndershmëri dhe punë, mund t’ia dalësh! m.p.
