Last Updated on 30/09/2026 by Anisa
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin Edi Rama, sipas burimeve për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, pas nisjes zyrtare të misionit të tij diplomatik në vendin tonë.
Wendt mbërriti në Shqipëri për të marrë detyrën e re dhe më 26 shtator i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj, duke formalizuar kështu fillimin e mandatit të tij si përfaqësues diplomatik i SHBA-së.
Eric Wendt është ambasadori i 11-të amerikan në Shqipëri që prej vitit 1991, kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike.
Pas këtij takimi, ka reaguar edhe vetë Kryeministri Rama, i cili shkruan: “Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”./ad
