Projektligji për Paqen fiskale ka nxitur një debat të gjerë për transparencën e listës së bizneseve që përfitojnë.
Deputeti socialist, Erion Braçe, foli këtë të enjte në Top Story, duke shpjeguar përmbajtjen e projektligjit dhe kundërshtimet e tij ndaj Ministrit të Financave, Petrit Malaj.
“Gjoba nuk shuhet dhe as falet. Bankers, për shembull, është nën hetim penal. Nuk përfiton nga marrëveshja e paqes fiskale nga fillimi në fund. Ligji për shuarjen e detyrimeve fiskale ka një skemë favorizuese për ata që do e paguajnë menjëherë”, deklaroi Braçe.
“Komisioni i Ekonomisë dje bëri dy ndryshime themelore. Ata që janë borxhlinj të mëdhej të shtetit dhe përfitojnë do të jenë publikë. Përfiton, publikohet. Për mua nuk duhet të ketë shuarje detyrimesh”. M.P.
